Trajneri Cristian Chivu duket se e ka marrë vendimin se kush do ta nisë si titullar ndeshjen në portë për takimin e së shtunës kundër Bolonjës në stadiumin “Dall’Ara”. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, spanjolli Pepo Martinez pritet ta ruajë vendin e tij mes shtyllave, pavarësisht disa gabimeve mjaft të dukshme.
Çdo ndryshim ka gjasa të shtyhet për ndeshjen e Champions League kundër Shakhtar Donetsk, ku pritet të luajë Provedel. Nëse ndodh kështu, ish-lojtari i Lazio mund të aktivizohet në dy ndeshje radhazi.
Duke parë kalendarin, kjo do të thotë se Provedel mund ta mbrojë portën e zikaltërve edhe kundër Fiorentina, më 25 tetor. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret vetëm pas një diskutimi midis trajnerit dhe të dy portierëve.
Ndërkohë, dëmtimi i Lautaro Martinez e ka shtyrë Chivu të mendojë se si ta organizojë më së miri sulmin në mungesë të “El Toro”. Edhe pse nuk mungojnë opsionet, trajneri rumun pritet t’u besojë zgjedhjeve të provuara për udhëtimin drejt Bolonjës.
Pra, në sulm do të jenë Thuram dhe Pio Esposito, ndonëse Bonny është i etur për ta nisur ndeshjen si titullar për herë të parë këtë sezon.
The post Chivu merr vendimin për portën, ja kush do të luajë titullar në ndeshjen e radhës appeared first on Telesport.
