Një 20-vjeçar nga Kavadari është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë një kontrolli.
Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2026, në orën 23:45, në Kavadar. Nëpunësit policorë të ekipit mobil „Task Force“ pranë NJPB-së Kavadar kanë ndaluar S.J. (20), nga ky qytet, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë.
I riu është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
