Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, vazhdon ta mbështesë sulmuesin Julian Alvarez, që u përball me reagime të ndryshme nga tifozët e tij. Pavarësisht fitores 2-0 ndaj Manchester United, Alvarez u prit si me duartrokitje ashtu edhe me vërshëllima në momentin kur u zëvendësua në minutën e 71-të.

Simeone theksoi bindjen e tij se sulmuesi po ecën në drejtimin e duhur. “Reagimi i tifozëve lidhet gjithmonë me atë që japin lojtarët. Julian po jep kontributin e tij: E bëri këtë kundër Alaves dhe ndaj United ishte pranë shënimit. Ai po afrohet gjithnjë e më shumë për t’u bërë lojtari që tifozët duan të shohin“, tha Simeone.

Duke parë drejt skenarëve të ardhshëm taktikë, Simeone theksoi mundësinë e aktivizimit të Alvarez dhe Jonathan David së bashku në vijën e sulmit. Davidi hyri në fushë nga stoli pas një ore lojë, ndërsa dhjetë minuta më vonë Simeone zëvendësoi Alvarez.

“Ata mund të luajnë edhe së bashku. Është mirë të kesh konkurrencë të forte në çdo repart. Kjo ka qenë gjithmonë e rëndësishme në periudhat kur kemi fituar kampionate dhe trofe të rëndësishëm,” deklaroi trajneri Diego Simeone.

The post Simeone i del sërish në mbrojtje të Alvarez: Mos e vini nën presion, po luan gjithnjë e më mirë appeared first on Telesport.