Kapiteni i Chelsea, Reece James, pritet të mungojë për rreth tre muaj pas një operacioni në gju. Futbollisti i kombëtares angleze pritet të jetë jashtë fushave deri në vitin 2027.
26-vjeçari e pësoi dëmtimin gjatë stërvitjes të premten e kaluar, para fitores 5-1 të Chelsea-t në shtëpi ndaj Bournemouth.
Chelsea konfirmoi të premten në mëngjes se James i ishte nënshtruar një operacioni të vogël, por të suksesshëm, në gju. James ka pësuar dëmtime të shumta gjatë karrierës së tij..
Ky është problemi më i fundit që do ta lërë atë jashtë ndeshjeve në shtëpi kundër Tottenham, Manchester United dhe Liverpool, si dhe në transfertën ndaj Manchester City.
The post Telashe te Chelsea, kapiteni operohet në gju dhe do të mungojë për 3 muaj, rikthehet vitin tjetër appeared first on Telesport.
