Pas fitores 1-3 në derbin ndaj Partizanit, Tirana ka marrë fitoren e tretë për këtë sezon, duke mundur në shtëpi 1-0 Laçin. Sfida në kryeqytet u zhbllokua në minutën e 76-të, ku pas një krosimi në të Hekuran Berishës, ishte Erdon Daci i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, që dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 81-të, Tirana gjen golin e dytë me Berishën, por që anullohet për pozicion jashtë loje. Rezultati final 1-0 për bardheblutë.
Pas kësaj fitoreje, Tirana ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë. Kurbinasit mbeten në vendin e gjashtë me 7 pikë. Ndeshja tjetër për sot për javën e shtatë në Abissnet Superiore, është ajo mes Skënderbeut dhe Elbasanit, që nis pas pak (16;00).
The post Tirana “karikohet” nga fitorja derbi, sot radhën e kishte Laçi. Mjafton goli i Dacit (video) appeared first on Telesport.
