Pavarësisht problemeve që ka shfaqur këtë fillim sezoni në mbrojtje dhe në mesfushë, Real Madrid duket se nuk do të bëjë asnjë përforcim në merkaton e janarit, për këto dy reparte.

Në konferencën për shtyp para sfidës së nesërme ndaj Sevilla, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, foli për lojtarët e rikthyer në skuadër nga dëmtimet si dhe zbuloi planin e tij për merkaton e janarit.

“Militao do të jetë pjesë e skuadrës nesër. E mira është se nuk kam pse të shpall një listë të veçantë lojtarësh. Nuk kërkoj afrime të reja; jam i kënaqur. Lojtarët po përmirësohen, veçanërisht kur kemi kohë dhe qetësi. Detyra ime është t’i zhvilloj ata; nuk jam nga ata trajnerë që kërkojnë lojtarë të rinj. Më pëlqen të kem një skuadër të vogël. Që të vijë dikush, duhet të largohet dikush tjetër. Nëse drejtuesit e klubit mendojnë diçka, ne do ta vlerësojmë, por nuk jam unë ai që kërkon lojtarë. Nuk dua lojtarë të tjerë”, tha Mourinho.

The post Mourinho vendos që tani për merkaton e janarit, zbulohet plani i portugezit appeared first on Telesport.