Pas fitores spektakolare 2-4 në mesjavë në Champions League ndaj Manchester City, PSG ka marrë fitoren e katërt rresht në Ligue 1-. Kampionët në fuqi fituan 1-2 në transfertën ndaj Strasbourg, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të me Giovanni Reyna, goditja e të vilit falë edhe një devijimi të Lucas Hernandez përfundoi në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Strasbourg.
PSG u zgjua në 15 minutat e fundit të pjesës së dytë. Në minutën e 72-të, Ousmane Dembele gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 77-të, Ilya Zabarnyi barazon shifrat 1-1, pas asistit të Dembele.
Në minutën e 85-të, Dembele kalon PSG-në në avantazh me një goditje të fortë brenda zonës. Në minutat shtesë, Desire Doue vulos fitoren 1-3 për PSG-në, e cila pas kësaj fitoreje barazon Monaco në krye me nga 14 pikë. Klubi nga Principata ende nuk ka luajtur për këtë javë.
The post Pas spektaklit ndaj Man. City, PSG nuk fal as në kampionat. Fitore me përmbysje e parizienëve (video) appeared first on Telesport.
