Janë luajtur ndeshjet e javës së tretë të Superligës në volejboll për femra. Teuta udhëheq e vetme renditjen, pas fitores 3-1 në kryeqytet ndaj Partizanit (19-25, 29-27, 27-25, 25-23).

Një ndeshje e dueluar fort në të katërta setet, ku të dyja ekipet e kërkuan me ngulm fitoren, por durrsaket arritën të jenë më të sakta në pikët e fundit dhe momentet vendimtare të lojës.

Tirana arriti një fitore të lehtë në Shkodër ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-0 (25-14, 25-10, 25-17). Një ndeshje në sens unik, që mban bardheblutë të pamposhtur në kampionat.

Edhe pse humbi një set, Pogradeci kampion fitoi pa shumë vështirësi 3-1 ndaj Lushnjes (22-25, 25-14, 25-4, 25-10). Mikeshat fituan setin e parë, por më pas liqenoret dominuan në fushë.

Jashtë fushe fiton Skënderbeu, që triumfoi 3-1 ndaj Dinamos (25-16, 25-21, 18-25, 25-23). Një ndeshje në përgjithësi e dueluar, por korcaret arritën të bëjnë diferencën në momentet e fundit.

Superliga-Femra, java e 3-të

Vllaznia – Tirana, 0-3

Pogradeci – Lushnja, 3-1

Dinamo – Skënderbeu, 1-3

Partizani – Teuta, 1-3

Renditja: Teuta 9 pikë, Tirana 8 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Partizani 6 pikë, Pogradeci 6 pikë, Dinamo 0 pikë, Vllaznia 0 pikë, Lushnja 0 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 3-të

Mirdita – Apolonia, 0-3

Elbasani – Korabi, 3-0

Studenti – Flamurtari, 3-0

Renditja: Studenti 9 pikë, Flamurtari 6 pikë, Apolonia 6 pikë, Mirdita 3 pikë, Elbasani 3 pikë, Korabi 0 pikë.

The post Teuta fiton duelin e kreut me Partizanin dhe kryeson e vetme Superligën, triumfojnë Pogradeci e Tirana appeared first on Telesport.