Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të lëvizë nga 0 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 23 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë.

Deri në mesin e javës së ardhshme, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta lokale gjatë ditës. Të mërkurën vranësirat do të shtohen dhe do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha të shkurtra me diell. Të enjten dhe të premten do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu.