José Mourinho u shpreh i zhgënjyer me vendimet e arbitrit në ndeshjen e fundit të Fenerbahçes, por këtë herë ka dashur të shkojë më tej, duke nisur një kritikë të ashpër ndaj kampionatit turk:

“Nuk i kisha parë kurrë ndeshjet, derisa erdha këtu, sepse askush jashtë vendit nuk dëshiron ta shohë kampionatin turk. Kush dëshiron ta shikojë kampionatin turk jashtë vendit? Ata kanë Premier League, Ligue 1, Bundesligën, Ligën Portugeze, ‘Eredivisie’.

Trabzonspor v Fenerbahçe - Trendyol Super League

Pse duhet ta shohin këtë kampionat? Unë vetë nuk e kisha shikuar më parë. Fillova ta bëj vetëm kur më ftuan të vij në Turqi. Fillova ta shikoja, por vetëm për të njohur lojtarët e mi të ardhshëm dhe ekipin tim. Fokusi im nuk ishte te loja, por të kuptoja lojtarët.

Unë i takova ata, por më përpara kisha sfiduar klube të tjera të rëndësishme në Turqi. Nuk mund ta besoja se kjo ishte situata, shumë gri, shumë e errët, ka diçka të pakëndshme në të. Sidoqoftë, trajningu është profesioni im. Do të jap gjithçka për klubin tim”.

Trabzonspor v Fenerbahce - Turkish Super Lig

Origjina e zemërimit të “Special One” është një penallti e pa dhënë në favor të Fenebahçe, ndeshjen e djeshme: “Për mua është skandali më i madh, një penallti e pa akorduar në favorin tonë. Siç po thoja, nuk besoj se shumë njerëz jashtë e shikojnë këtë kampionat.

Mendoj se në Londër vetëm djali im e ndjek ligën turke. Askush tjetër. Rastin e penalltisë do ta postoj në Instagramin tim, që besoj se ka më shumë se 5 milionë ndjekës. Kësisoji, edhe jashtë vendit do ta kuptojnë se çfarë është kampionati turk”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

The post I mohuan penalltinë, shpë*then Mourinho: Askush jashtë vendit nuk e shikon kampionatin turk, ndoshta vetëm djali im… appeared first on Telesport.