Këngëtari kosovar Blero sot është në ditë zie.
Atij i ka vdekur shoku i ngushtë, për të cilin thotë se nuk do ta harrojë kurrë.
“Lamtumirë, vëlla i zemrës, Argjir Rexha!
Nuk po mundem ta besoj që sot duhet të flas për ty në kohën e shkuar. Do të më mungosh gjithmonë, shoku im i ngushtë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë shoqërisë. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. U prefsh në paqe, vëlla, nuk do të të harroj kurrë “, ka shkruar Blero./Indeksonline/
The post Blero në zi, i vdes personi i afërm appeared first on Veriu.info.
