Flamurtari kampion në basketboll për femra korri fitoren e parë në kampionat. Vlonjatet, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës, fituan 86-60 ndaj Vllaznisë në fushën e tyre, ndeshje ku Morris e Dallas realizuan nga 18 pikë secila për Flamurtarin.

Në krye të renditjes, me 4 pikë të plota qëndron vetëm Tirana, që mposhti 82-50 Studentin në derbin kryeqytetas. Ndeshje pa shumë histori, ku për bardheblutë shënuan plot 11 basketbolliste (Lalaj me 16 pikë e 13 rebound më e mira).

Në “Asllan Rusi”, skuadra e Partizanit korri suksesin e parë sezonal. Kryeqytetaset mundën 74-43 debutueset e Sopoti, ndeshje pa shumë histori, komanduar që në periodën e parë nga vendaset. Sopoti është skuadra e vetme pa asnjë fitore deri më tani.

Superliga-Femra, java e dytë

Flamurtari – Vllaznia, 86-60

Tirana – Studenti, 82-50

Partizani – Sopoti Eagles, 74-43

Renditja: Tirana 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Flamurtari 3 pikë, Partizani 3 pikë, Studenti 3 pikë, Sopoti Eagles 2 pikë.

The post Tirana udhëheq e vetme Superligën, fitoret e para në kampionat për Partizanin e Flamurtarin appeared first on Telesport.