Ndeshjet e natës së sotme në Champions League, premtojnë gola dhe spektakël. Vëmendja do të jetë padyshim në “Parc des Princes”, aty ku do të përballen dy nga ekipet më në formë të momentit dhe padyshim dy nga më të mirat në botë, PSG dhe Barcelona.

Parizinet e drejtuar nga Luis Enrique vijnë me një mungesë të madhe në këtë takim, pasi mungon Nuno Mendes. Në vend të tij do të luajë Lucas Digne. Te Barcelona, Flick ka lënë në stol Rodri-n dhe Fermin Lopez. Nga minuta e parë Raphinha në sulm si dhe Dani Olmo si mesfushor organizator.

PSG XI: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Lucas Hernandez; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia

Barcelona XI: Joan García; Xavi Espart, Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo; Marc Bernal, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Gordon; Raphinha

The post Rodri në stol, Raphinha në majë të sulmit. Olmo po ashtu titullar. PSG-Barcelona formacionet zyrtare appeared first on Telesport.