Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në Stamboll, Fenerbahce po fiton 2-1 ndaj Slavia Prague. Në 15 minutat e para u shënuan plot tre gola.

Në minutën e 4-të, Oğuz Aydın shënoi një gol tejet të bukur me një goditje fantastike me të majtën, nga distanca. Mason Greenëood dyfishon shifrat në minutën e 11-të, me një goditje qendrore, pas asistit të Nelson Semedo.

Në minutën e 15-të, Lukáš Provod ngushton shifrat për Slavia Prague, pas një gafë të rëndë të Mattéo Guendouzi. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.

SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër në Baku, Sabaha është duke barazuar 1-1 ndaj Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh falë golit të Serhou Guirassy, në minutën e 9-të. Aden McCarthy shënoi për vendasit në minutën e 39-të, duke barazuar shifrat 1-1, pas golit me kokë, pas krosimit nga goditja e dënimit.

SHIKOGOLAT

The post Champions League: Në Stamboll shënohen tri gola të shpejtë, Sabah Baku “kockë e fortë” për Dortmund (video) appeared first on Telesport.