Nisin sot ndeshjet e treta në fazën e grupeve në Champions League. Në Stamboll, Fenerbahce pret Slavia Prague. Klubi turk do të kërkojë fitoren e parë për këtë sezon, pasi numëron një humbje dhe një barazim deri tani. Vedat Muriqi e nis nga minuta e parë dhe padyshim që do të jetë rreziku numër një për ekipin çek.
Në ndeshjen tjetër, surpriza e këtij sezoni Sabah Baku pret Borussia Dortmund. Klub azerbajxhanas luan për herë të parë në këtë fazë dhe deri tnai numëron një humbje dhe një fitore. Dortmund po ashtu ka një humbje dhe një fitore. Tre pikë sot do të jenë vendimtare për verdhezinjtë për të vazhduar më tej në Champions League.
Më poshtë po ju njohim me formacionet zyrtare të dy sfidave të para për sot:
FENERBAHCE XI: Ederson; Nélson Semedo, Skriniar, Aké, Brown; Guendouzi, Kanté; Akturkoglu, Greenwood, Aydın; Muriqi
SLAVIA PRAGUE XI: Markovic; Nguessan, Vlcek, Zima; Suleiman, Moses, Nowak, Kubiak; Sturm, Ayaosi; Provod
SABAH BAKÚ XI: Pokatilov; Zedadka, McCarthy, Solvet, Puchacz; Lepinjica, Rakhmonaliev, Queiroz; Parris, Simic; Mickels
DORTMUND XI: Kobel; Bensebaini, Anton, Schlotterbeck; Ryerson, Veerman, Nmecha, Svensson; Fabio Silva, Guirassy, Chukwuemeka
The post Muriqi nga minuta e parë, Fenerbahce kërkon fitoren e parë në Champions League. Dortmund përballë surprizës së këtij sezoni appeared first on Telesport.
