Kanë përfunduar dy takimet e para për sot në Champions League, të vlefshme për xhiron e tretë. Në Stamboll, Fenerbahce barazoi 2-2 ndaj Slavia Prague. 15 minutat e para të takimit ishin shumë të vrullshme dhe u shënuan tre gola të shpejtë.
Në minutën e 4-të, Oğuz Aydın shënoi një gol tejet të bukur me një goditje fantastike me të majtën, nga distanca. Mason Greenwood dyfishon shifrat në minutën e 11-të, me një goditje qendrore, pas asistit të Nelson Semedo.
Në minutën e 15-të, Lukáš Provod ngushton shifrat për Slavia Prague, pas një gafë të rëndë të Mattéo Guendouzi. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë. Në fund të kohës së rregullt, çekët barazuan shifrat 2-2 me Pavel Kacor.
Në Baku, Sabah është mundur 1-2 nga Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh falë golit të Serhou Guirassy, në minutën e 9-të. Aden McCarthy shënoi për vendasit në minutën e 39-të, duke barazuar shifrat 1-1, pas golit me kokë, pas krosimit nga goditja e dënimit.
Verdhezinjtë gjetën avantazhin në fillim të pjesës së dytë, me të zakonshmin Serhou Guirassy, pas krosimit të Joey Veerman. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Sabah-Dortmund 1-2.
The post Champions League: Fenerbahce i bën “gropën” vetes në shtësë, Dortmund kryen me sukses misionin në Baku (video) appeared first on Telesport.
