Kanë përfunduar takimet e sotme në Champions League, të vlefshme për raundin e tretë. Në “Parc des Princes”, PSG fitoi 4-2 ndaj Barcelonës, duke i shkaktuar humbjen e parë katalanasve për këtë sezon.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për parizienët, pas golit të bukur të Desire Doue. Pjesa e dytë ishte akoma edhe më e bukur. Barcelona barazoi fillimisht shifrat me Xavi Espart në minutën e 55-të.
Në minutën e 72-të, Lucas Hernandez shënon me kokë, pas krosimit nga goditja e këndit. Lamine Yamal nuk mund të rrinte pa lënë gjurmët e tij në këtë takim. Sulmuesi barazoi rezultat e përkohshëm 2-2, në minutën e 79-të.
Dy minuta më pas, Vitinha shënoi një gol spektakolar në kufijtë e distancës, duke i dhënë sërish avantazhin parizienëve. Në minutën e 87-të, Fabian Ruiz siguron fitoren e parizienëve, pas asistit të Achraf Hakimi.
Në “Etihad”, Manchester City bëri detyrën duke fituar 5-1 ndaj AEK. Tregolësh i Phil Foden, Elliot Anderson dhe Rayan Cherki. Golin e vetëm për grekët e shënoi mbrojtësi i Shqipërisë, Stavro Pilo.
Liverpool e nisi shumë keq në “Anfield” ndaj Villarreal, por në fund fitoi 4-3. Spanjollët kaluan në avantazh të dyfishtë brenda 30 minutash lojë. Dopeita e Alexis Mac Allister dhe golat e Ronald Araujo dhe Florian Wirtz, i dhanë fitoren ekipit anglez. Spanjollët shënuan golin e tretë në minutën e 87-të, që vlen sa për statistikë.
Në ndeshjet e tjera, Roma fitoi në shtëpi 4-0 ndaj Slovan Bratislava. Napoli fitoi në shtëpi 3-2 ndaj Bodo/Glimt. Porto u mposht në shtëpi 0-1 nga PSV. Stuttgart barazoi 1-1 ndaj Atletico.
The post Spektakël në Paris, Barcelona pëson humbjen e parë për këtë sezon. Roma, Napoli, Liverpool dhe City nuk zhëgnjejnë në shtëpi appeared first on Telesport.
