Federata e Futbollit njofton hapjen e aplikimeve për kursin e licencimit UEFA C në Elbasan, një mundësi për të gjithë të apasionuarit pas futbollit që dëshirojnë të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e trajningut.

Kursi u drejtohet ish-futbollistëve, mësuesve të edukimit fizik dhe të gjithë personave që synojnë të ndërtojnë karrierën e tyre si trajnerë futbolli.

Programi do të zhvillohet në disa faza, gjatë muajit nëntor dhe dhjetor 2026, sipas këtij kalendari; 16-19 nëntor, 01-03 dhjetor dhe 09-11dhjetor.

Për t’u regjistruar në kursin UEFA C, aplikantët duhet të dorëzojnë:
* Dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë)
* Diplomë (niveli më i lartë i arsimit të përfunduar – gjimnaz ose arsim i lartë)
* Raport mjekësor
* Foto për dokument
* Të jenë të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit
* Numër kontakti dhe adresë e-mail

Afati i fundit për aplikim është data 10.11.2026. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.

Të interesuarit mund t’i dërgojnë dokumentet në adresën e e-mailit drejtoria.edukimit@fshf.al ose t’i dorëzojnë pranë zyrave të SHRF Elbasan.

Përmes organizimit të kurseve të licencimit, FSHF vijon të krijojë mundësi për formimin dhe zhvillimin profesional të trajnerëve, duke kontribuar në përgatitjen e brezave të rinj të profesionistëve të futbollit shqiptar.

The post FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për kursin UEFA C, ja si mund të regjistroheni appeared first on Telesport.