Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve të para për sot në Champions League. Në “Giuseppe Sinigaglia”, Como po udhëheq 1-0 ndaj Manchester United. Liqenorët kaluan në avantazh që në minutën e 2-të, me yllin e tyre kryesor, Nico Paz, pas asistit të Lucas Da Cunha.
Në sfidën tjetër, Lille po barazon 2-2 ndaj Galatasaray-it. Minutat e para ishin shumë të vrullshme dhe u shënuan dy gola të shpejtë. Yunus Akgün kaloi turqit në avantazh në minutën e 2-të, 19-vjeçari Soriba Diaoune riktheu barazpeshën për vendasit në minutën e 7-të.
Në minutën e 27-të, Victor Osimhen pengohet ne zonë, arbitri jep penallti. Ndërhyn VAR, anullohet penalltia. Në minutën e 39-të, ishte sërish Soriba Diaoune që ndodhej në kohën dhe vendin e duhur, për të dërguar topin në rrjetë dhe për të kaluar sërish në avantazh francezët. Në minutën e 44-të, rusi Alexey Batrakov shënon me kokë dhe barazon shifrat 2-2.
The post Champions League, pjesët e para: Como mjaftohet me golin e Nico Paz ndaj United. Spektakël në Lille-Udinese (video) appeared first on Telesport.
