Barcelona pësoi humbjen e parë për këtë sezon, pasi u mund 4-2 nga PSG në “Parc des Princes”, në sfidën e vlefshme për javën e tretë në fazën e grupeve.
Pavarësisht humbjes, Lamine Yamal la gjurmët e tij në këtë përballje, ku shënoi golin e barazimit të përkohshëm 2-2. Sulmuesi 19-vjeçar shënoi golin e tij të 13-të në Champions League, duke barazuar rekordin e Kylian Mbappe për numrin më të madh të golave të shënuar nga një adoleshent në këtë kompeticion.
Edhe pse rezultati ishte zhgënjyes për Barcelonën, goli i Yamal forcon edhe më tej statusin e tij si një nga talentet elitare të futbollit evropian. Erling Haaland renditet i treti në listën historike, pasi shënoi 10 gola në Champions League, para se të mbushte 20 vjeç.
The post Barcelona humbi, por Lamine Yamal kishte një arsye të fortë për të shënuar patjetër ndaj PSG-së appeared first on Telesport.
