Juventus nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, duke treguar luhatje të vazhdueshme. Humbja e fundit në shtëpi 0-3 ndaj Lazio-s e ka përkeqësuar akoma edhe më shumë situatën te bardhezinjtë.
Në këtë situatë, e ardhmja e Spallettit te Juventus është vënë në pikëpyetje. Me tri fitore, dy barazime dhe dy humbje, bardhezinjtë kanë mbetur pas nga ekipet kryesuese në renditjen e Serie A.
Gjatë ditëve të fundit, kanë dalë në skenë emra të ndryshëm për të zëvendësuar Spalletti-n, nëse ky i fundit shkarkohet në javët në vijim. Së fundmi, La Gazzetta dello Sport, ka zbuluar një kandidat surprizë për të marrë drejtimin e bardhezinjve.
Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, i cili është nën kontratë me klubin saudit deri në fund të këtij sezoni. Inzaghi ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të rikthehet në Serie A dhe të nisë një projekt të rëndësishëm.
Inzaghi ka një bilanc mbresëlënës në Serie A, pasi e udhëhoqi Interin drejt titullit kampion në sezonin 2023-24.
Në 4 sezone tek Inter, Inzaghi fitoi 6 trofe (1 herë Serie A, dy herë Kupën e Italisë dhe tri herë Superkupën e Italisë). Gjithashtu, Interi nën drejtimin e tij shkoi dy herë në finalen e Champions League.
The post Spalletti nën presion të madh, ish-trajneri i Interit shfaqet si kandidat surprizë për të marrë drejtimin e Juventusit appeared first on Telesport.
