Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje lokale të herëpashershme shiu, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës në mëngjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 22 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër (e premte), në orët e mëngjesit do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior.

Të shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa nga e diela dhe në ditët në vijim do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët, me reshje lokale të herëpashershme shiu.