Çmimet e naftës janë rritur sot për shkak të sulmeve të reja të rebelëve jemenas Huthi ndaj Arabisë Saudite, e cila mbështet qeverinë jemenase në luftën civile, përcjell TV21. Rritja e çmimeve lidhet edhe me frikën se konfliktet në Lindjen e Mesme mund të zgjerohen dhe të rrezikojnë furnizimin me naftë.
Çmimi i naftës Brent, që shërben si standard global për çmimet e naftës, u rrit me 1,8 për qind, duke arritur në 110,75 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane WTI u shtrenjtua me 1,5 për qind, në 98,58 dollarë për fuçi.
Dje, çmimi i naftës Brent pothuajse nuk ndryshoi, ndërsa nafta amerikane u lirua për 67 centë.
Nëse konfliktet vazhdojnë dhe furnizimi me naftë vështirësohet, çmimet mund të rriten edhe më tej, gjë që mund të ndikojë edhe në shtrenjtimin e karburanteve.
