Mesfushori anglez i Chelsea, Morgan Rogers, beson se Joao Pedro është në kulmin e formës së tij dhe ka vlerësuar etjen për të shënuar të shokut të tij të skuadrës. Braziliani po kalon një periudhë të shkëlqyer me londinezët e drejtuar nga Xabi Alonso.

João Pedro ka shënuar pesë herë në gjashtë ndeshje të Premier League deri më tani. Golat e 25-vjeçarit kanë ndihmuar Chelsea të ngjitet në vendin e katërt të renditjes, në sezonin e parë të Xabi Alonsos në krye të skuadrës në “Stamford Bridge”.

“Mendoj se etja e tij për të shënuar gola dhe për të punuar për ekipin është e jashtëzakonshme. Veçanërisht për mua, duke marrë parasysh pozicionin ku luaj në fushë, kjo më ndihmon jashtë mase”, tha Rogers.

Më tej, mesfushori shtoi: “Ai më ofron gjithmonë një mundësi pasimi. Unë mund të bashkëpunoj me të, dhe ai gjithashtu mund të bashkëpunojë me mua. Joao është një pjesë thelbësore e jona. Nuk bëhet fjalë vetëm për golat, ai punon edhe shumë fort”.

“Ai ka punuar shumë në stërvitje për të mbërritur në kohë në zonë dhe për të shënuar, dhe këtë e ka bërë në çdo ndeshje që kur kam ardhur unë këtu. Është në kulmin e formës së tij për momentin dhe është vërtet një gjë shumë e mirë për Chelsea”, tha Rogers.

The post Morgan Rogers: Etja e Joao Pedro për të shënuar i bën të gjithë te Chelsea më të mirë appeared first on Telesport.