Skuadra e tij, Bruges, vazhdon të shkëlqejë në Champions League. Edhe pse nuk shënoi në fitoren 3-0 ndaj Lensit – ndryshe nga ndeshja kundër Interit ku realizoi një “hat-trick” – Nicolò Tresoldi luajti një rol vendimtar për ekipin.
Sulmuesi, i cili mbetet një objektiv si për Italinë ashtu edhe për Gjermaninë, preku topin në golin e parë të shënuar nga Vanaken. Ai është bërë gjithashtu subjekt i zërave të shumta të merkatos.
Milani ka ndërmarrë hapa konkretë, duke ditur se lojtari ka qenë tifoz i tyre që fëmijë; megjithatë, sipas gazetës “The Sun”, Arsenali i Artetës është aktualisht skuadra që po shfaq interesin më të madh.
Performancat e sulmuesit të lindur në vitin 2004 po përmirësohen ndjeshëm dhe Arsenali nuk ka ndërmend të humbasë më kohë.
Vëzhguesit e klubit londinez do ta ndjekin nga afër Bruges-in për ta monitoruar atë, ndërsa drejtuesit e “Topçinjve” janë të vendosur t’i parakalojnë rivalët e tyre për të siguruar firmën e lojtarit, madje që në muajin janar.
Sipas “The Sun”, përfaqësuesit e Arsenalit kanë nisur tashmë bisedimet për të përcaktuar kushtet e marrëveshjes. Bruges-i pritet të kërkojë të paktën 60 milionë euro për ta lënë të lirë talentin e tyre të çmuar që në janar.
Arteta ka kërkuar në mënyrë të qartë përforcime në repartin e sulmit gjatë merkatos së janarit. A do të mundet Milani ta shfrytëzojë dashurinë e lojtarit të ri për klubin, për ta mbajtur atë larg Arsenalit?
The post Shtanget Milan-i, Arsenal-i ka gati ofertën 60 milionë euro appeared first on Telesport.
