Louis van Gaal ka sulmuar ashpër UEFA-n dhe formatin e ri të Champions League.
Holandezi me përvojë, i cili ka drejtuar Bayern Munich-un, Barcelonën dhe Manchester United-in, shprehu kundërshtimin e tij ndaj këtyre ndryshimeve në një intervistë për disa media holandeze, duke akuzuar organin drejtues se nuk ndjek asgjë tjetër përveç fitimit.
Siç raportohet nga gazeta spanjolle “AS”, Van Gaal u shpreh: “Bashkimi i Shoqatave Europiane të Futbollit (UEFA) nuk mendon për asgjë tjetër veçse për të bërë para. Është një botë e korruptuar”. Ai e cilësoi formatin aktual të Champions League si qesharak.
Në dy sezonet e fundit, ky kompeticion është zhvilluar duke përdorur një renditje të vetme në fazën fillestare të ligës. Numri i ekipeve është rritur nga 32 në 36, dhe çdo skuadër tani luan tetë ndeshje në këtë fazë, në vend të gjashtë.
Van Gaal e sheh të gjithë këtë si një gabim të rëndë. Sipas tij, kjo sjell ndeshje me më shumë gola, por edhe një diferencë më të madhe mes ekipeve. “Quhet Champions League, apo jo?” tha ai. “Në të duhet të marrin pjesë ekipet më të mira. Në këtë mënyrë, diferenca në nivel zvogëlohet dhe, rrjedhimisht, shënohen më pak gola”.
Një tjetër mangësi që holandezi theksoi është numri i madh i ndeshjeve. Ai i lidh dëmtimet e rënda – siç është rasti i Khvicha Kvaratskhelia-s – me kalendarin e ngjeshur, duke thënë: “Ka më shumë ndeshje, e për pasojë, edhe më shumë dëmtime”.
The post Van Gaal kritikon UEFA-n dhe formatin e Champions-it: “Një botë e korruptuar” appeared first on Telesport.
