Manchester United nuk po kalon një moment të mirë dhe fati i Michael Carrick në drejtim të skuadrës është në dyshim.
Sipas mediave angleze, klubi është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm dhe një nga emrat që po vlerëson është ai i Unai Emery, trajneri i Aston Villa-s.
Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për Djajtë e Kuq që të sigurojnë shërbimet e spanjollit sepse Villa kërkon 24 milionë euro për ta lënë të lirë trajnerin.
Sipas The Telegraph, një emër tjetër në listën e United është ai i Julian Nagelsmman. Ish-trajneri i Gjermanisë duket se do të ishte i hapur për një transferim në Premier League.
The post United mendon për Emery, ja shuma marramendëse që kërkon Villa appeared first on Telesport.
