Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është përballur me një situatë të pakëndshme gjatë një prej koncerteve të saj të fundit, pasi një fans ka tentuar ta puthë pa dëshirën e saj teksa ajo po performonte pranë publikut.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur një i ri zgjat dorën, e kap këngëtaren pas kokës dhe përpiqet ta afrojë drejt vetes për ta puthur.
Xhensila ka reaguar menjëherë, duke ia larguar dorën dhe duke u tërhequr disa hapa pas. E irrituar nga veprimi i papritur, ajo ka ndërprerë për pak çaste këngën dhe i është drejtuar të riut me fjalët: “Ngadal, ngadal o vëlla!”
Situata ka shkaktuar të qeshura mes disa personave të pranishëm në publik, ndërsa këngëtarja nuk e ka fshehur pakënaqësinë për sjelljen e fansit.
Megjithatë, pas këtij momenti, Xhensila ka vendosur të vazhdojë performancën, duke mos lejuar që incidenti të ndërpriste koncertin.
The post Fansi kap Xhensila Myrtezajn në qafë gjatë koncertit, këngëtarja: Ngadalë o vëlla, ngadalë appeared first on Veriu.info.
