Janë luajtur takimet e raundit të 7-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra greke e Panathinaikos dhe ajo turke e Fenerbahce udhëheqin renditjen me nga gjashtë fitore e 1 humbje.

Panahtinaikos fitoi 85-79 ndaj spanjollëve të Baskonia Gasteiz, ndërsa Fenerbahce mundi 64-61 grekët e Olympiacos në Athinë, një fitore e madhe ndaj kampionëve në fuqi të Euroleague.

Me nga 5 fitore janë katër skuadra: Valencia Basket, Olympiacos, Hapoel Tel Aviv e Dubai Basketball, që në këto momente janë të kualifikuara direkt në play off.

Një moment të mirë po kalon Real Madrid, që mundi 113-99 Maccabi tel Aviv jashtë fushe, ndërsa Partizan Beograd mundi 85-82 Crvena Zvezda në derbin serb.

Euroleague-Raundi i 7-të

Hapoel Tel Aviv – Virtus Bologna, 90-81

Anadolu Efes – Besiktas, 89-80

Bayern Munich – Dubai Basketball, 91-107

Maccabi Tel Aviv – Real Madrid, 99-113

Panathinaikos – Baskonia Gasteiz, 85-79

Armani Milano – Barcelona, 81-89

Partizan Beograd – Crvena Zvezda, 85-82

Zalgiris Kaunas – Villeurbanne, 105-85

Olympiacos – Fenerbahce, 61-64

Paris Basketball – Valencia Basket, 93-104

The post Panathinaikos e Fenerbahce komandojnë Euroleague, moment pozitiv për Real Madrid e Barcelona appeared first on Telesport.