Juventus është duke udhëhequr 0-2 pas 45 minutave të para në “Via del Mare” në transfertën ndaj Lecce, në sfidën e vlefshme për javën e tetë në Serie A.

Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, ku pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit, bardhezinjtë kaluan në avantazh. Asiston Douglas Luiz, shënon Weston McKennie.

Në minutën e 41-të, ishte Douglas Luiz që dyfishoi shifrat për bardhezinjtë, me një goditje fantastike me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Juventusin. Në pjesën e dytë pritet të ketë disa minuta në dispozicion për Edon Zhegrovën.

SHIKOGOLAT

The post Zhegrova sheh nga stoli, Juventus e mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Lecce-s (video) appeared first on Telesport.