Ruben Amorim ishte i kënaqur pas fitores në Udine, që e afron Milanin e tij në 4 pikë nga kreu i renditjes: “Jam i lumtur dhe krenar për lojtarët e mi. Duhej të ishim konkurrues që në pjesën e parë dhe këtë e dëshmuam. Duke parë kalendarin, të gjithë duhet të jenë gati për ndeshjen e ardhshme. Ky është roli im.
Në Europë, me kaq shumë ndeshje, ka pothuajse një dëmtim në çdo sfidë. Duhet të garantoj një punë që i shërben së ardhmes së Milanit. Bartesaghi bëri mirë sot. Ai është më i mirë në sulm sesa në mbrojtje. Duhet të përmirësohet në aspektin mbrojtës, por ka shumë shpejtësi dhe kroson mirë. Këtë e shoh edhe gjatë stërvitjeve.
Jam i kënaqur me skuadrën. Ndonjëherë nuk kemi kohë t’i korrigjojmë gabimet e ndeshjes së mëparshme”. I pyetur për “Topin e Artë”, ai u përgjigj: “Nuk më intereson nëse fituesi nuk është një futbollist i Milanit”.
The post Amorim: Jam krenar për lojtarët e mi. “Topi i Artë”? Nuk më intereson po s’e fitoi dikush nga Milani appeared first on Telesport.
