Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ndodhet në spital pasi u rrëzua të premten pas përfundimit të seancës stërvitore. Megjithatë, mediat gjermane konfirmojnë se belgu është në rrugën e rikuperimit.
Vincent Kompany e ndoqi nga spitali fitoren 3-1 të skuadrës së tij ndaj Freiburg. Ai aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme. Pas vërshëllimës së fundit, ai e uroi ndihmëstrajnerin e tij Aaron Danks, i cili po e zëvendëson atë.
“Lajmi më i mirë është se Kompany duket se po përmirësohet dhe është në gjendje të ndjekë ndeshje futbolli. Përshtypjet janë shumë pozitive për momentin. Ai është i qëndrueshëm dhe ndihet mirë”, tha Aaron Danks.
Më tej, ai shtoi: “Më uroi me mesazh pas ndeshjes. Ai po kryhen ekzaminime të mëtejshme, por vlerësimet fillestare janë shumë pozitive. Këto ndeshje dhe një fitore e tillë janë ilaçi më i mirë për të.”
Drejtuesit e Bayern dëshirojnë që, për momentin, Kompany të mendojë sa më pak të jetë e mundur për futbollin. Ata duan që trajneri të përqendrohet vetëm te rikuperimi i tij, duke i mbajtur bisedat në nivel personal e jo profesional.
The post Zv.trajneri i Bayern, Danks: Kompany më uroi pas fitores, po përmirësohet dhe situata duket pozitive appeared first on Telesport.
