Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje lokale të herëpashershme shiu. Paradite, në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës.

Sipas sinoptikëve, do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior (mbi 50 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa paradite do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë.

Nga e marta do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe kryesisht i qëndrueshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa të hënën dhe të martën, në disa vende përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior. Të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë kushte për reshje shiu