Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u ka uruar qytetarëve të Serbisë zgjedhjet e suksesshme parlamentare, ndërsa Listës Studentore i ka dëshiruar sukses për rezultatin e arritur.
“Urime të sinqerta për qytetarët e Serbisë për zgjedhjet parlamentare të zhvilluara me sukses, e veçanërisht fituesve për suksesin e arritur zgjedhor! Përfaqësuesve të Listës Studentore u urojmë shumë sukses në marrjen e përgjegjësisë dhe përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve”, ka shkruar ministri në rrjetin social “X”.
Në postimin e tij, Mucunski shton se Maqedonia mbetet fuqishëm e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, në interes të së ardhmes së përbashkët në BE dhe prosperitetit të gjithë rajonit.
Lista Studentore fitoi dje në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke siguruar 139 mandate në Kuvendin Popullor, sipas projeksioneve. Ndërkohë, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” pritet të marrë 104 mandate.
Lista “Bashkimi i Hungarezëve të Vojvodinës – Balint Pastor” fitoi tre mandate, ndërsa partitë shqiptare fituan 2 mandate.

