Bullgaria do të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 1 nëntor, pasi asnjë kandidat nuk siguroi shumicën e nevojshme në raundin e parë.

Sipas rezultateve pas numërimit të 95 për qind të votave, presidentja aktuale, Ilijana Jotova, ka marrë 34,6 për qind, ndërsa ish-kryeministri teknik, Andrej Gjyrov, 32 për qind.

Zgjedhjet u shënuan nga pjesëmarrje rekord e ulët, me vetëm rreth 22 për qind të votuesve që dolën në votime.

Fushata u zhvillua në një situatë të tensionuar, pas sulmeve me dronë ndaj anijeve tregtare pranë bregdetit bullgar të Detit të Zi, të cilat shtuan shqetësimet për përhapjen e luftës në Ukrainë.