Përballja mes Rizespor dhe Trabzonspor, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë në Superligën turke, ka dhuruar spektakël dhe 7 gola. Rezultati përfundimtar, 3-4 për Trabzonspor. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë dopeitës së Gennaro Borrelli.

Në fillim të pjesës së dytë, Trabzonspor e nis vrullshëm duke shënuar tre gola të shpejtë. Fillimisht, Melih Kabasakal shënon golin e parë në minutën e 49-të, pas asistit të Ernest Muçit.

Në minutën e 51-të, Muçi sërish me asist fantastik, Aral Şimşir dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 57-të, MuMuçii sërish protagonist, pasi goditja e tij ndalet fillimisht nga portieri kundërshtar, por Franculino Dju gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë dhe për të kaluar për herë të parë Trabzonsporin në avantazh.

Në minutën e 68-të, një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare bëhet protagonist. Qazim Laçi shënon për Rizespor dhe barazon shifrat 3-3, me një gol spektakolar nga distanca.

Në minutën e 83-të, tjetër asist magjik i Muçit dhe Franculino Dju shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Trabzonspor. Përfundimisht, Trabzonspor fiton 3-4 dhe renditet në vendin e dytë me 19 pikë, një më pak se Amedspor që drejtohet nga Besnik Hasi. Njeriu i ndeshjes për sot? Sigurisht që Ernest Muçi.

SHIKOGOLAT

The post Supergoli i Laçit nuk mjafton, Muçi fenomenal me tre asiste. Përmbysje e çmendur e Trabzonspor (video) appeared first on Telesport.