Milan do të përballet nesër në “San Siro” ndaj Bologna, në kuadër të javës së nëntë në Serie A. Ndërkohë që në fundjavë do të jetë derbi ndaj Interit.

Pasi e nisi ndeshjen nga stoli në Udine, Alphadjo Cisse do të zbresë nesër si titullar nga minuta e parë ndaj Bologna. Duke qenë se Goncalo Ramos pritet të jetë nesër pushim, për të qenë në gatishmëri të plotë në fundjavë ndaj Interit, Ruben Amorim ka vendosur të aktivizojë Cisse si “sulmues i rremë”.

Në nëntë ndeshje deri tani me Milanin, Cisse ka shënuar 5 gola, duke qenë një nga surprizat më të mëdha këtë fillim sezoni. Përsa i përket pjesës tjetër të formacionit, Tomori pritet ta ruajë vendin e tij si mbrojtës i djathtë pas paraqitjes së mirë kundër Udineses, ndërsa dyshja e qendrës së mbrojtjes do të përbëhet nga Pavlovic dhe De Winter. I vetmi dyshim mbetet në krahun e majtë, ku Estupinan është në avantazh ndaj francezit të ri, Diawara.

The post Amorim planifikon lëvizjen surprizë ndaj Bologna, me mendjen në derbin e fundjavës appeared first on Telesport.