PSG ka identifikuar anësorin e Real Betis, Ez Abde, si një përforcim të mundshëm për sulmin, pas dëmtimit të rëndë të Khvicha Kvaratskhelia. Sipas Sport, PSG është e gatshme të paguajë deri në 55 milionë euro për të transferuar yllin maroken gjatë merkatos së janarit.
Nëse finalizohet kjo lëvizje, Barcelona do të fitojë rreth 11 milionë euro. Kur Abde u largua nga “Camp Nou” për 7,5 milionë euro në shtator të vitit 2023, katalanasit siguruan një pjesë prej 20% nga çdo shitje e ardhshme. Kjo do të thotë se, në rast të një transferimi prej 55 milionë eurosh, rreth 11 milionë euro do të ktheheshin në arkat e klubit katalanas.
Megjithatë, PSG nuk do ta ketë aspak të lehtë për Ez Abde, pasi Betis nuk do të heq dorë lehtësisht nga njëri prej yjeve të saj më të rëndësishëm.
The post PSG gjen në Spanjë zëvendësuesin e Kvaratskhelia, Barcelona pret të fitojë 11 milionë euro appeared first on Telesport.
