Pas largimit të Lionel Messi-t, Cuti Romero do të jetë kapiteni i ri i Argjentinës. Ndërkohë që ende nuk dihet se kush do të veshë fanellën me numrin 10-të, që sidomos për argjentinasit ka një peshë shumë të madhe, pasi e kanë veshur të paktën dy ikona të futbollit si Diego Armando Maradona dhe Leo Messi.

Në një intervistë të fundit për mediet vendase, Cuti Romero shprehu kënaqësinë që është zgjedhur kapiten i vendit të tij si dhe tregoi kush e meriton të mbajë numrin 10.

“Për mua është një nder i madh të jem kapiten i kombëtares. Të vijnë ndërmend fillimet, e kaluara dhe momentet e vështira. Të arrish këtu dhe të jesh pjesë e epokës së artë të kombëtares është diçka e jashtëzakonshme. Aq më tepër kur mendon se nga vij unë”, tha fillimisht Romero.

I pyetur se kush duhet të mbajë numrin 10, Romero zgjodhi Julian Alvarez. “Unë do t’ia jepja numrin ’10’ Julian Alvarezit. Ai është sulmuesi më i mirë në botë”, shtoi Romero.

The post Kapiteni i ri i Argjentinës zgjedh se kush duhet të mbajë numrin 10, pas largimit të Messi-t appeared first on Telesport.