Vjen humbja e parë sezonale për skuadrën e Lakers, që në shtëpi u mund 136-129 nga Portland. Katër lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në fushë, ndërsa 41 pikët e Luka Doncic për Lakers nuk mjaftuan.

Fitoren e tretë sezonale korri skuadra e Boston, që mundi pas kohës shtesë Brooklyn, me shifrat 125-124. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku vendimtar për Celtics ishte Jayson Tatum, autor i 40 pikëve.

Më në fund, skuadra kampione e New York korri fitoren e parë sezonale pas tri humbjesh. Kampionët mundën 111-97 Detroit, që pësoi ndalesën e parë. Karl-Anthony Towns me 27 pikë e 20 rebound ishte më i miri për nju-jorkezët.

Fitorja e dytë radhazi për San Antonio, që duket se la pas krizën e takimeve të para. Spurs mundën 130-103 Sacramento, një ndeshje në sens unik. Victor Wembanyama me 29 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë.

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Brooklyn, 125-124

New York – Detroit, 111-97

San Antonio – Sacramento, 130-103

Lakers – Portland, 129-136

The post Kampionët e New York korrin fitoren e parë sezonale, humbjet e para për Detroit e Lakers appeared first on Telesport.