Khvicha Kvaratskhelia i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë. Sulmuesi gjeorgjian, i cili luan për PSG, është operuar dje në spitalin “Aspetar” në Doha të Katarit, për të trajtuar një dëmtim të ligamenteve të pësuar javën e kaluar.
Klubi konfirmoi se operacioni ishte i suksesshëm, por procesi i rikuperimit do të jetë i gjatë. Lojtari do të mbetet jashtë fushave për disa muaj dhe, sipas vlerësimeve fillestare nga Franca, mund të mos jetë në gjendje të rikthehet deri në prill të vitit 2027.
Lojtari do të rikthehet në Francë ku do të kryejë fazën e rehabilitimit, me shpresën që të rikthehet në fushë ndoshta për ndeshjet e fundit sezonale. Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të shkojë rikuperimi i gjurit.
Ky dëmtim është një goditje e rëndë për trajnerin Luis Enrique, që vjen në momentin më të keq të mundshëm. Kvaratskhelia u dëmtua gjatë ndeshjes së Champions League kundër Barcelona, një ndeshje të cilën parizienët e fituan 4-2.
Po atë mbrëmje, PSG-ja humbi gjithashtu Ousmane Dembélén dhe Marquinhos për shkak të problemeve muskulore, ndërsa Nuno Mendes ishte tashmë jashtë fushave pas një dëmtimi të pësuar kundër Strasbourg.
The post Operacion i suksesshëm për Kvaratskhelia në Katar, rikthimi i mundshëm në fund të sezonit appeared first on Telesport.
