Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka reaguar përmes një postimi në InstaStory lidhur me rastin tragjik të Arlinda Sylaj Zekajt, i cili ka tronditur opinionin publik.
Ajo ka treguar se është prekur thellë nga pamjet që ka parë në rrjetet sociale, veçanërisht nga videoja ku djali shihet duke e futur në dhe nënën e tij.
Emina ka shprehur shqetësimin për sigurinë e vajzave dhe grave, duke reflektuar edhe mbi frikën që mund të përjetojnë prindërit teksa i rrisin vajzat e tyre me shpresën se një ditë do të gjejnë dashurinë dhe do të krijojnë familjet e tyre.
Modelja ka ngritur pikëpyetje se deri kur do të vazhdojnë ngjarje të tilla dhe deri në çfarë pike duhet të shkojë frika e prindërve për sigurinë e vajzave të tyre.
Ajo ka shprehur shqetësimin se si mund t’i këshillojnë vajzat të mbrojnë veten, madje duke menduar edhe nëse duhet të mbajnë një armë për të qenë të sigurta, në një realitet ku ndihen të pambrojtura.
Në fund të reagimit të saj, Emina e ka shoqëruar postimin me fjalët:
“O Zot, ki mëshirë”, duke shprehur dhimbjen dhe pafuqinë përballë një tragjedie të tillë.
The post “O Zot, ki mëshirë”! – Emina Çunmulaj me mesazh të fortë për të gjitha vajzat appeared first on Veriu.info.

