Jamie Carragher nuk ka dyshime; do ta mirëpriste rikthimin e Trent Alexander-Arnold te Liverpool. Ish-mbrojtësi i “Reds” beson se anglezi gaboi kur u transferua te Real Madridi në verën e vitit 2025.

“Do ta riktheja. Do të kritikohej shumë, sepse mendoj se bëri gabim që shkoi te Real Madridi”, – deklaroi Carragher. Sipas tij, Liverpool e ka ndier mungesën e mbrojtësit, veçanërisht për aftësitë krijuese: “Na ka munguar padyshim kreativiteti i tij”.

Aventura e Alexander-Arnold në Spanjë nuk po shkon sipas pritshmërive. Aktualisht, ai nuk është zgjedhja e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes së Realit, nën drejtimin e Jose Mourinho.

“Në këtë moment, ai është alternativa e tretë për atë pozicion. Reali po aktivizon një mesfushor si Valverde në krahun e djathtë”, – shpjegoi Carragher.

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it shtoi se situata mund ta shtyjë anglezin të mendojë për një ndryshim tjetër: “Kur je zgjedhje e tretë në një klub, kjo do të thotë qartë se duan të largohesh”.

 

The post Carragher: Do ta riktheja Alexander-Arnold te Liverpool-i, bëri gabim që shkoi te Reali appeared first on Telesport.