Jérémy Mathieu, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Francës, ka rrëfyer për “So Foot” periudhën e vështirë pas tërheqjes së detyruar nga futbolli në vitin 2020. “Për 4 vite e shihja gjithçka të zezë. Fatmirësisht, bashkëshortja ime më ndihmoi të dilja nga ajo gjendje, – tregoi ai, duke sqaruar se problemi nuk ishte financiar: – Nuk jam në vështirësi ekonomike, përkundrazi. Thjesht kisha nevojë të rifitoja jetën sociale”.
Puna në një dyqan të rrjetit “Intersport”, ku nisi të punonte dy vite më parë, u bë pikë kthese për të: “Atje rigjeta atmosferën e dhomës së zhveshjes. Kjo punë më ndihmoi të jetoja përsëri, të shihja ngjyrat e jetës dhe të rifitoja kontaktet shoqërore”.
Ai shpjegoi se edhe bashkëshortja nisi të punonte, ndërsa vetë rifilloi të takohej me miqtë. Ndryshimi në përditshmëri i bëri mirë familjes. Në fund, Mathieu kritikoi shoqërinë e sotme: “Flitet vetëm për para dhe mungon krejtësisht ana njerëzore. Pastaj pyesim veten pse Franca nuk po ecën në drejtimin e duhur”.
The post Mathieu rrëfen dramën pas tërheqjes nga futbolli: “4 vite në depresion, puna e re më riktheu jetën” appeared first on Telesport.
