Java e fundit nuk ishte aspak e mirë për Barcelonën, që pësoi dy humbje rresht. Në mesjavë në Champions League ndaj PSG-së dhe në fundjavë në “El Clasico” ndaj Real Madridit.
Toni Kroos, tashmë në rolin e analistit, në podkastin e tij “Einfach mal Luppen”, të cilin e drejton së bashku me vëllain e tij Felix, zbuloi problemin e madh të Barcelonës në këtë sezon.
“Kur Barcelona nuk arrin t’i ushtrojë presion kundërshtarit për njëfarë kohe, ajo nuk mbrohet mirë. Nëse Barcelona nuk arrin t’i vërë në vështirësi kundërshtarët përmes presionit, atëherë ajo has probleme të mëdha kur loja zhvendoset shpejt në anën tjetër ose kur dërgohen topa në hapësirat pas mbrojtjes. Këtë e tregoi edhe ndeshja kundër Parisit. Në raste të tilla, ata përballen me probleme të mëdha, pasi vazhdojnë të mbrohen në një mënyrë që mbart rrezik shumë të lartë”, tha Kroos.
The post Pas dy humbjeve të fundit, Kroos zbulon problemin e madh që ka Barcelona ndaj kundërshtarëve të fortë appeared first on Telesport.
