Tashmë dihet që Barcelona e ka të nevojshme afrimin e një qendërmbrojtësi që mund të ndodhë që në merkaton e janarit ose do të mbetet për verën e ardhshme dhe mundësisht që të luajë me këmbën e majtë.
Gjatë këtyre koëhve janë përmendur emra të ndryshëm, por së fundmi ka dalë në skenë një emër i ri. Bëhet fjalë për Finn Jeltsch, qendërmbrojtësin 20-vjeçar të Stuttgart.
“Raportet që Barça ka për lojtarin janë shumë pozitive dhe monitorimi i tij është intensifikuar javët e fundit. Flick është i qartë se Jeltsch është një bast për të tashmen dhe, mbi të gjitha, për të ardhmen e mbrojtjes së Barcelonës,” shkruan Sport.
Megjithatë, transferimi i Finn Jeltsch nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Së pari, ai është nën kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2030 dhe së dyti shifra që Stuttgart kërkon për transferimin e tij, nis nga 50 milionë euro.
The post Flick zgjedh mbrojtësin qendror që i duhet Barcelonës, 20 vjeç dhe kushton mbi 50 milionë euro appeared first on Telesport.
