Spanja fiton Kupën e Botës, por “Topi i Artë” shkon diku tjetër. Ndodhi pas triumfit në Afrikën e Jugut më 2010, kur fitoi Lionel Messi, dhe u përsërit në vitin 2026, me Harry Kane fitues. As goli i Andrés Iniesta, as organizimi i Xavi Hernández, as loja e Lamine Yamal dhe as drejtimi i Rodrit nuk mjaftuan për t’i bashkuar dy trofetë në të njëjtin vit.
Këtë herë, Kane triumfoi përpara Kylian Mbappé, ndërsa Lamine u rendit i treti dhe Rodri i katërti. Në vitin 2010, Messi fitoi me 22.65% të votave, përpara Iniestës (17.36%) dhe Xavit (16.48%). Të tre ishin lojtarë të Barcelonës.
Italia mbetet shembulli i fundit i një kampioni bote që fitoi “Topin e Artë” po atë vit; Fabio Cannavaro më 2006. Në vitin 2023, Messi e fitoi çmimin pas triumfit në Botërorin e vitit 2022.
Në ceremoninë e vitit 2026, Spanja dominoi me 7 çmime individuale. Alexia Putellas fitoi Topin e Artë” të tretë të saj, duke vazhduar hegjemoninë spanjolle në futbollin e femrave, ku ajo dhe Aitana Bonmatí kanë fituar nga tri herë radhazi në 6 edicionet e fundit.
Lamine Yamal dhe Vicky López u shpallën talentet më të mira të rinj; Unai Simón dhe Cata Coll, portierët më të mirë; Luis de la Fuente dhe Pere Romeu, trajnerët më të mirë. Barcelona fitoi gjithashtu çmimin për ekipin më të mirë të femrave.
Në formacionin ideal, Spanja kishte 5 përfaqësues: Unai Simón, Marc Cucurella, Pau Cubarsí, Rodri dhe Lamine Yamal. Sulmi përbëhej nga Mbappé, Kane dhe Lamine, me Messin e Kvaratskhelian pas tyre. Megjithatë, 16 vite pas triumfit të Messit, dy kandidatët kryesorë spanjollë për “Topin e Artë” mbetën sërish spektatorë.
The post Mallkimi i Spanjës në “Topin e Artë”… Dy kupa bote të fituara, asnjë fitues spanjoll appeared first on Telesport.
