Kylian Mbappé e mbylli ceremoninë e “Topit të Artë” pa asnjë trofe, megjithëse shpresonte të fitonte për herë të parë çmimin prestigjioz. Fitues u shpall Harry Kane, falë 73 golave të realizuar gjatë sezonit.
Psikologu Antoni Grau, bashkëthemelues i “Atenea Salud Mental”, analizoi për “Mundo Deportivo” reagimin e sulmuesit të Real Madridit në momentin e shpalljes së fituesit: “Gjuha joverbale e Mbappé pas konstatimit se nuk e kishte fituar ‘Topin e Artë’ është shprehja e gjallë e ligjit të parë të teorisë së komunikimit njerëzor: është e pamundur të mos komunikosh”.
Sipas ekspertit, zhgënjimi i francezit ishte i dukshëm, pavarësisht përpjekjeve për ta fshehur: “Çdo vëzhgues me pak përvojë mund të dallojë se fytyra e tij është përfshirë nga një zhgënjim i thellë. Mbappé shtrëngon buzët dhe ngre lehtë cepat e tyre, në përpjekje për ta maskuar zhgënjimin si shenjë respekti ndaj Harry Kane”.
Ndryshe nga Lamine Yamal, Ousmane Dembélé, Luis Díaz dhe Dayot Upamecano, francezi nuk u ngrit nga vendi për ta përshëndetur fituesin, Harry Kane.
The post Psikologu analizon gjuhën e trupit të Mbappés: “Zhgënjim i thellë, respekt i maskuar për Kane” appeared first on Telesport.
