Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë datave 30 dhe 31 tetor 2026, në disa qytete të vendit janë arrestuar 13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike. Arrestimet janë realizuar në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë dhe Shtip. Gjatë kontrolleve, te personat janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substanca pluhurore dhe kokërrzore të bardha, tableta, si dhe sende me përmbajtje pluhurore. Nga MPB bëjnë të ditur se në Shkup janë arrestuar nëntë persona, ndërsa rastet e tjera janë evidentuar në Burgun e Prilepit, Bogovinë, Demir Kapi dhe Shtip. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
