Roma ka marrë një fitore të rëndësishme 2-5 në transfertë ndaj Udinese, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Verdhekuqtë kaluan në avantazh që në minutën e 10-të, ku Bryan Cristante zhbllokoi shifrat, duke shënuar me kokë, pas një krosimi perfekt të Wesley Franca.

Roma shënoi tre gola të tjerë për gjashtë minuta. Në minutën e 31-të, aksion i shkëlqyer i verdhekuqve dhe pas një topi të Matias Soule për Cristiante, ky i fundit asiston për Rodrigo Mora, i cili dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 33-të, ishte radha e Donyell Malen për të gjetur golin, pas asistit të Matias Soule. Në minutën e 37-të, Soule kroson nga goditja e këndit, Evan Ndicka shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet 0-4 për Romën.

Në pjesën e dytë, Udinese reagon duke shënuar dy gola. Fillimisht, shënoi ishi i Romës, Nicolo Zaniolo, i cili nuk festoi dhe më pas 18-vjeçari gjerman, Matteo Palma. Daniele Ghilardi me golin e tij në minutat shtesë, vulosi fitoren e Romës 2-5.

Pas kësaj fitoreje, Roma mban vendin e tretë në renditje me 24 pikë. Udinese mbetet në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Roma me fitore spektakolare ndaj Udinese, lumë golash në Friuli (video) appeared first on Telesport.